0_MIA Investigon.Portal SQShoqëri SQTemë SQ

Mali i Sharrit u shpall Park kombëtar

- Deputetët në Kuvend dje me shumicën e 66 votave dhanë dritën jeshile për Ligjin e shpalljes së një pjese të Malit Sharr për park kombëtar dhe me këtë morën një vendim historik. Me miratimin e këtij ligji, shteti ynë fitoi parkun e katërt kombëtar pas shpalljes së atij të fundit në vitin 1958 dhe të parit pas pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 1 korrik 2021 (MIA) – Deputetët në Kuvend dje me shumicën e 66 votave dhanë dritën jeshile për Ligjin e shpalljes së një pjese të Malit Sharr për park kombëtar dhe me këtë morën një vendim historik. Me miratimin e këtij ligji, shteti ynë fitoi parkun e katërt kombëtar pas shpalljes së atij të fundit në vitin 1958 dhe të parit pas pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke marrë parasysh bukuritë specifike natyrore, florën dhe faunën e pasur dhe endemike, gjeodiversitetin, karakteristikat hidrologjike dhe vlerat e peizazhit, Mali i Sharrit plotësoi kriteret për tu shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë – Park kombëtar. Një moment historik, gjashtëdhjetë vjet më vonë, vendi u bë me një Park të ri kombëtar.

“Me këtë rast kryeministri Zaev në profiling e tij në Fejsbuk publikoi se me këtë vendim, Qeveria zbaton politika të vazhdueshme për mbrojtjen e natyrës, për ruajtjen e vlerave unike natyrore, për mbrojtjen e biodiversitetit specifik dhe larmisë së peizazhit, por edhe për hapjen e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.

Si asnjë qeveri tjetër, në katër vitet e fundit janë ngritur iniciativa për mbrojtjen e Maleve të Osogovës, malit Shar dhe Vodnos, shkroi Zaev.

“Pyjet, janë thesari ynë natyror që duhet ta ruajmë për brezat e ardhshëm dhe është detyrimi ynë për ta mbrojtur dhe rritur fondin pyjor si një lidhje kyçe në luftën kundër pasojave nga ndryshimet klimatike”, shtoi Zaev në publikim.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor (MMJPH), njoftoi se me shpalljen e Malit Sharr si zonë te mbrojtur u vu nën mbrojtje dhe u mundësua krijimi i  sistemit për menaxhim të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit, shtëpi për dy të tretat e të gjitha llojeve të bimëve në Maqedoninë e Veriut si dhe florës dhe faunës së pasur dhe endemike.

Sipas ministrit, Naser Nuredini me miratimin e këtij ligji hapen mundësi të reja.

“Dhe më e rëndësishmja,  pres që me këtë hap të hapim një faqe të re dhe mundësi të reja jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të zonës dhe shtetit, për vendosjen e një bashkëpunimi më të gjerë  ndërkufitar, për shfrytëzimin e mundësive të reja financiare dhe për zhvillimin e brendeve lokale dhe formave të ndryshme të turizmit dhe forcimin e fuqisë së shitjes. I përgëzoj qytetarët për këtë sukses historik. Ky është një hap i madh me të cilin siguruam përfitime të mëdha për të gjithë ne, por edhe për brezat e ardhshëm”, ka thënë ministri Nuredini.

Sipërfaqja e përgjithshme e Parkut kombëtar të Malit Sharr është 54.215 hektarë, që është 13.2 për qind e territorit të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut.

Në Parkun kombëtar Mali i Sharrit janë vendosur zona vijuese: zona për mbrojtje të rreptë, zona e menaxhimit aktiv, zona e përdorimit të qëndrueshëm dhe rripi i mbrojtjes. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle