Evropë SQEvropë.Portal SQ

Makej: SHBA-ja tentonte t’i përfshijë Bjellorusinë dhe Ukrainën në NATO

- SHBA-ja tentonte t’i përfshijë  Bjellorusinë dhe Ukrainën në NATO, deklaroi ministri bjellorus i Punëve të Jashtme, Vlladimir Makej në filmin dokumentar, të titulluar si Bjellorusia kundër  revolucioneve.

Minsk, 9 gusht 2021 (MIA)- SHBA-ja tentonte t’i përfshijë  Bjellorusinë dhe Ukrainën në NATO, deklaroi ministri bjellorus i Punëve të Jashtme, Vlladimir Makej në filmin dokumentar, të titulluar si Bjellorusia kundër  revolucioneve.

“Do të citoj vetëm një deklaratë nga Xhon Bollton, ish-këshilltar për Siguri Kombëtare të SHBA-së, i cili e vizitoi vendin tonë dhe atëherë tha se Ukraina dhe Bjellorusia duhet të pranohen në NATO që të shmanget zona  gri ndërmjet Rusisë dhe Aleancës Veriatlantike”, theksoi Makej.

Në gusht të vitit 2019, këshilltari i atëhershëm për Siguri Kombëtare Bollton e vizitoi Minskun, ku bisedoi me shefin e diplomacisë bjelloruse Makej dhe me presidentin Aleksandar Llukashenko.

Uashinigtoni atëherë shfaqi pritje se  zgjedhjet e paralajmëruara për më 9 gusht të vitit 2020 do të jenë transparente dhe korrekte, por pas  zgjedhjeve të mbajtura vlerësoi se procesi i zgjedhjeve nuk ishte demokratik. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle