0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

LSDM-Dibër bëri thirrje për përkrahje masive të Hekuran Dukës për kryetar të komunës

Organizata komunale e LSDM-Dibër, sot publikoi se e vazhdon përkrahjen për kandidatin për kryetar të komunës së Dibrës, Hekuran Duka, nga radhët e BDI-së.

Dibër, 11 nëntor 2021 (MIA) – Organizata komunale e LSDM-Dibër, sot publikoi se e vazhdon përkrahjen për kandidatin për kryetar të komunës së Dibrës, Hekuran Duka, nga radhët e BDI-së.

“E vazhdojmë përkrahjen me partnerin e koaliconit BDI në Dibër, ku qëndrojmë pas kryetarit aktual Hekuran Duka, të cilin e kemi përkrahur edhe në rrethin e parë. Ne si socialdemokratë besojmë se me përkrahjen tonë, Duka do të jetë fitues, i cili do t’u shërbejë edhe më mirë edhe në mënyrë më efikasë qytetarëve”, deklaroi Azem Fejzoski, kryetar i LSDM-Dibër.

Ai dërgoi apel deri te anëtarët dhe simpatizantët e LSDM-së dhe partitë në koalicion, por edhe të gjithë qytetarëve, të dielën masivisht të dalin në votim dhe ta japin votën e tyre për Dukën, që, siç shtoi, do të thotë vazhdim të projekteve të suksesshme në interes të komunës.

Në fillim të muajit, liderët lokalë të degës së BDI-së, Artin Spahiu dhe të organizatës së LSDM-së, Azem Fejzoski, me anëtarët e udhëheqësive, e kanë mbajtur takimin e parë, pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, ku kanë marrë pjesë edhe këshlltarët e rinj të të dy partive.

Siç konfirmuan, të dy liderët partiakë lokalë kanë marrë vendim që bashkëpunimi të jetë afatgjatë në nivel lokal. Po ashtu kanë arritur marrëveshje që së bashku ta krijojnë shumicën e nevojshme në Këshillin e komunës për katër vitet e ardhshme dhe të bëhen zëri i fuqishëm i të gjithë qytetarëve”. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle