0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPolitikë SQShoqëri SQ

Llazarova Trajkovska: Opinioni duhet të dijë çka punojnë gjykata, ashtu e kthejmë besimin në qeverisjen e të drejtës

Bashkëpunimi ndërkombëtar është çelës për luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa qasja e hapur ndaj opinionit, publikimi i aktgjykimeve lidhur me krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin është me rëndësi të madhe për opinionin. Gjykimet duhet të jenë mirë të arsyetuara dhe të qarta edhe për të prekurit në ato lëndë, por edhe për publikun. Kjo është një nga fushat ku duhet të punohet. T'i afrojmë aktgjykimet deri tek qytetarët, thotë Mirjana Llazarova Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut dhe koordinatore kombëtare e projektit AIRE/RAI për lidhjen rajonale të ekspertëve nga fusha e konfiskimit dhe menaxhimit me pronë që rrjedh nga vepra penale.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle