Evropë SQEvropë.Portal SQ

Lituania miratoi ligj për paraburgim masiv të emigrantëve

Parlamenti i Lituanisë miratoi ligj me të cilin lejohet paraburgim masiv të azilkërkuesve. Arsyeja është   rritja e hyrjes së emigrantëve nga Bjellorusia, lajmërojnë agjencitë e huaja.

Uillnus, 13 korrik 2021 (MIA) – Parlamenti i Lituanisë miratoi ligj me të cilin lejohet paraburgim masiv të azilkërkuesve. Arsyeja është   rritja e hyrjes së emigrantëve nga Bjellorusia, lajmërojnë agjencitë e huaja.

Javëve të fundit, Lituania sinjalizoi rritje të numrit të emigrantëve ilegalë të arrestuar përgjatë kufirit me Bjellorusinë. Autoritetet më 2 korrik publikuan se gjendja është ekstreme për shkak të hyrjes së emigrantëve ilegalë dhe morën vendim të vendosin tela me gjemba përgjatë kufirit me Bjellorusinë.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, ndërkaq, tha se Minsku më nuk do t’i parandalojë ata të cilët duan ilegalisht të emigrojnë në vendet e BE-së, sepse vendi nuk ka “as para, as fuqi” për shkak të sanksioneve perëndimore.

Parlamenti lituan sot e miratoi paraburgimin masiv të azilkërkuesve dhe ua kufizoi të drejtën e ankesës në tentim  të ketë efekt të parandalimit të njerëzve që e kalojnë kufirin me Bjellorusinë.

Për ligjin votuan 84 nga 141 deputetë, duke e  refuzuar thirrjen e Kryqit të Kuq  dhe organizatave tl tjera joqeveritare, sipas të cilëve ligji i shkel detyrimet ndërkombëtare të Lituanisë dhe të drejtat e emigrantëve.

Për shkak të presionit të migrimit, Agjencia Evropiane për Rojë Kufitare dhe Bregdetare FRONTEKS bëri të ditur se do të dërgojë ndihmë urgjente në Lituani.

“Gjendja në kufirin e Litanisë me Bjellorusinë vazhdon të shkaktojë shqetësim, për shkak se nevojitet ndërhyrje urgjente e FRONTEKS-it për përforcim të kufirit të jashtëm të BE-së”, deklaroi drejtori ekzekutiv Fabris Lexheri. ar/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle