0_Maqedoni.Portal SQLajme nga komunat SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Limani nga Kërçova: Është koha që dikush të marrë përgjegjësi dhe të ofrojë një vizion krejt ndryshe

Gjatë gjithë fushatës jam takuar me njerëz të bashkësive të ndryshme, të rinj dhe të vjetër dhe kuptova se shumë familje nuk mund ta lidhin fundin me fundin, se shumë nga ata jetojnë në varfëri, se të rinjtë të ardhmen e tyre nuk e shohin këtu, prandaj meritojnë jetë më të mirë. Pikërisht ky është shkaku për të cilin duhet të bashkohemi, të mbledhim guximin dhe të sjellim ndryshime, theksoi në fillim të fjalimit të tij kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës në këto zgjedhje lokale, Fatmir Limani.

Kërçovë, 15 tetor 2021 (MIA) – Gjatë gjithë fushatës jam takuar me njerëz të bashkësive të ndryshme, të rinj dhe të vjetër dhe kuptova se shumë familje nuk mund ta lidhin fundin me fundin, se shumë nga ata jetojnë në varfëri, se të rinjtë të ardhmen e tyre nuk e shohin këtu, prandaj meritojnë jetë më të mirë. Pikërisht ky është shkaku për të cilin duhet të bashkohemi, të mbledhim guximin dhe të sjellim ndryshime, theksoi në fillim të fjalimit të tij kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës në këto zgjedhje lokale, Fatmir Limani.

Ai e potencoi vizionin e programit të tij me ndërtimin e bashkësisë së arsimuar, kulturuar, të shëndoshë dhe të sigurt, në të cilën do të mbisundojë drejtësia dhe transparenca dhe në të cilën do të ulet shkalla e papunësisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

I potencoi parimet në të cilat do të mbështetet, ndërsa ato, siç tha janë: përgjegjësia financiare, transparenca, partneriteti dhe bashkëpunimi. I numëroi vlerat drejtë të cilave do të synohet në mandatin e ardhshëm nga përgjegjësia, respekti, puna ekipore, llogaridhënia dhe fleksibiliteti.

Zhvillimi ekonomik është shtylla e dytë në të cilën do të mbështetet programi i Limanit.

“Rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë krijimit të klimës së biznesit, taksave të ulëta komunale, promovimit ekonomik me mundësi për investim në komunë. Vetëm përmes krijimit të kushteve për investim pa shantazhe dhe korrupsion do t’iu mbjellim shpresë veçanërisht të rinjve që të qëndrojnë dhe të ardhmen e tyre ta ndërtojnë këtu në atdheun e tyre. Rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë kulturës dhe sportit. Prioritet i yni do të jetë formimi i teatrit të qytetit, organizimi i manifestimeve të përbashkëta me diasporën dhe shënimi i datave dhe ngjarjeve të rëndësishme historike”, tha kandidati i pavarur.

Në mesin e prioriteteve në të cilat do të përkushtohet, siç tha, janë edhe mërgimtarët nga ky rajon.

“Vend të veçantë në programin tonë marrin edhe mërgimtarët ndërsa prioritet kryesor do të jetë krijimi i kushteve për kthimin dhe investimin në atdhe duke i shfrytëzuar zonat teknologjike-industriale dhe të gjitha lehtësimet e tjera si dhënia e tokës me çmim prej zero denarë për metër katrorë si dhe shfrytëzim të mundësive të tjera”, shtoi Limani

Në fund të fjalimit të tij edhe një herë i përkujtoi qytetarët se kryetari duhet t’i bashkojë njerëzit dhe të ndërtojë ura mes tyre.

“Puna e kryetarit është të trajtojë të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë, t’i bashkojë ata, të ndërtojë ura bashkëpunimi midis zonave urbane dhe rurale dhe të ofrojë pikëpamje të ndryshme që ekzistojnë në vend. Ne do të punojmë së bashku për të rikthyer vlerat e bashkëpunimit pavarësisht se cilën parti keni mbështetur në të kaluarën. Ne do t’i lëmë mënjanë debatet e vjetra dhe do të punojmë me ju për të sjellë ndryshime të vërteta. Duhet vetëm një votë dhe ajo votë është për Kërçovën, votë për familjen tuaj, votë për fëmijët tuaj, votë me të cilën një herë e përgjithmonë do t’i japim fund një historie që dukej e pafund, histori dështimi dhe zhgënjimi.  Votoni masivisht për ndryshimin, rrethoni numrat 87 dhe 53”, porositi Fatmir Limani.

Sonte të pranishmëve iu drejtuan edhe shefi i Shtabit Zgjedhor të Limanit, Bejtulla Emini dhe bartësi i listës së pavarur Agim Sadiku. fc/

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle