0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQPolitikë SQTekste origjinale SQ

Lëvizja BESA në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore analizoi me vëmendje situatën aktuale politike nga ku edhe solli disa qëndrime politike dhe atë:

Lëvizja BESA mbështet fuqishëm rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut prandaj çdo veprim politik i cili do ndihmonte procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe nuk do cënon interesin e shqiptarëve në vend, do të ketë mbështetjen e Lëvizjes BESA. Sa i takon propozimit francez për heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut e vlersojmë si një proces i cili do duhet të përcillet në hapa ashtu edhe si do rrugëton vendi drejt integrimit të vendit, ndërsa sa i takon hapjes së kushtetutës së vendit konform ndryshimeve që do duhet të ndodhin, Lëvizja BESA edhe njëherë riafirmon qendrimin e vet se në hapjen e rradhës të kushtetutës do përdorim gjitha mekanizmat parlamentare që të imponojmë heqjen e terminologjisë nënçmuese për shqiptarët si çështja e 20% i cili duhet të zavendësohet me fjalinë “gjuha shqipe”

Butoni Kthehu në krye
Mbylle