0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQPartitë politike SQTekste origjinale SQ

Lëvizja BESA: Me këtë qeveri korrupsioni është shtrirë në çdo nivel të sistemit shtetëror

Korrupsioni nuk luftohet me njerëz të përfshirë në krime, të cilët i kanë të thelluara duart në krime dhe keqpërdorime. Rasti i mbrëmshëm edhe njëherë tregoi se persona të autorizuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, për përfitime personale.

Shkup, 13 prill 2022

Korrupsioni nuk luftohet me njerëz të përfshirë në krime, të cilët i kanë të thelluara duart në krime dhe keqpërdorime. Rasti i mbrëmshëm edhe njëherë tregoi se persona të autorizuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, për përfitime personale.

Qeveria aktuale është e përlyer me korrupsion, duke filluar nga udhëheqësia më e lartë shtetërore e cila “gjoja” se ka filluar të reflektoj (por detyrueshëm zbulohet nga gazetaria hulumtuese), deri tek niveli më i ulët i administratës. Me këtë dëshmohet se korrupsioni është në çdo fushë të vendit dhe kjo për ne si Lëvizja BESA është tepër shqetësuese. Fatkeqësisht, korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisë.

Andaj, ne nuk do të lejojmë që persona të zhytur në korrupsion të organizuar të marrin kontrollin mbi shtetin dhe të dëmtojnë interesin publik, duke e zëvendësuar sundimin e ligjit me krim. Korrupsioni dëmton, dobëson, dhe në fund shkatërron themelet në të cilat qëndron demokracia e vendit.

Me rastet e publikuara, edhe njëherë u dëshmua paaftësia e kësaj qeverie në luftën kundër korrupsionit, prandaj edhe ne si parti politike konstatojmë se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të shpejta parlamentare, për të shpëtuar nga katastrofa që e pret me këto “udhëheqës” !

Lëvizja Besa

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle