Basketboll SQSport SQSport.Slajder SQ

Lebron Xhejm e barazoi rekordin me Majkëll Xhordan në fitoren mbi Seltiks

Ylli i Los - Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms, e shënoi rekordin që e ndan me legjendën e Çikago Bulls, duke arritur 30 pikë në fitoren mbi Boston Selltiks të martën.

Los-Anxhelos, 9 dhjetor 2021 (MIA)  – Ylli i Los – Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms, e shënoi rekordin që e ndan me legjendën e Çikago Bulls, duke arritur 30 pikë në fitoren mbi Boston Selltiks të martën.

Edhe krahas faktit që së shpejti do t’i mbushë 37 vjet, Xhejms e shënoi ndeshjen e tij të katërt me radhë në pesë të fundit me së paku 30 pikë, për t’i arritur gjithsej 150 pikë në pesë ndeshjet e fundit të NBA-së.

Siç transmeton “Marka”, sipas profilit statistikor në Tuiter, basketbollisti i vetëm i cili i ka arritur këto rekorde në moshë 36-vjeçare ose më shumë ka qenë Xhordani.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle