Botë SQSvet.Slajder SQ

Kuba e hoqi ndalesën që turistët të mbajnë ushqim dhe ilaçe

Kuba përkohësisht e heq ndalesën që turistët të mbajnë ushqim dhe ilaçe nga jashtë, që ishte njëra ndër kërkesat  e protestave antiqeveritare.

Havanë, 15 korrik 2021 (MIA) – Kuba përkohësisht e heq ndalesën që turistët të mbajnë ushqim dhe ilaçe nga jashtë, që ishte njëra ndër kërkesat  e protestave antiqeveritare.

Mijëra kubanezë të pakënaqur nga gjendja e përkeqësuar ekonomike, mungesë së ushqimit dhe ilaçeve, çmimeve të larta dhe mënyrës në të cilën Qeveria po përballet me pandeminë protestuan këtë fundjavë. Këto ishin protestat më të mëdha në disa dekada të fundit.

Autoritetet kubaneze për protestat i akuzuan “mercenarët amerikanë”

Disa shtete dhe Kombet e Bashkuara u bënë thirrje autoriteteve kubaneze t’u lejojnë qytetarëve në mënyrë të qetë ta shprehin mendimin e tyre, derisa Meksika ka kërkuar që SHBA-ja  të heqë një pjesë të sanksione ndaj Kubës.  ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle