0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQTekste origjinale SQ

KSL kërkon nga deputetët miratimin e amendamenteve për rritje lineare të pagave të punonjësve në sektorin publik

Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë edhe një herë publikisht apelon te të gjithë deputetët dhe anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet në seancën e sotme që të inkurajojnë dhe miratojnë amendamentet e sindikatave dhe atë për rritje lineare të pagave të punëtorëve në sektorin publik si dhe amendamentin e KSL-së për ndihmë financiare për të gjithë të punësuarit në sektorin privat. I ftojmë të perceptojnë situatën në të cilën ndodhet punëtori për momentin, i paaftë për të përballuar shpenzimet e tij elementare të jetesës, të cilat për shkak të inflacionit dyshifror, rritjes drastike të çmimit të produkteve të naftës dhe sot rritjes së madhe në çmimin e energjisë elektrike u janë zhvlerësuar pagat.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle