0_Web_Aktuale SQPolitikë SQ

KSHZ: Qytetarët me nevoja të posaçme do të jenë në gjendje të japin nënshkrime para zyrave tona

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot kumtoi se për të mundësuar realizimin e plotë të të drejtave të të gjithë qytetarëve që duan të mbështesin ndonjë listë të pavarur në procedurën e grumbullimit të nënshkrimeve, punonjësit në departamentet rajonale dhe zyrat e Komisionit që janë të vendosura në hapësirat ku nuk ka kushte për qasje të personave me nevoja të posaçme, janë të detyruar t'u mundësojnë këtyre personave që ta ushtrojnë këtë të drejtë jashtë hapësirave, pra para ndërtesës ku ndodhet zyra e KSHZ –së.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle