0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

KSHZ: Nga 60 për qind e votave të përpunuara, Danella Arsovska – 55,85, Petre Shilegovi – 40,60 për qind

Nga rreth 60 për qind e vendvotimeve të përpunuara në Qytetin e Shkupit udhëheq kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja me 55,85 për qind. Petre Shilegovi i LSDM-së ka 40,60 për qind të votave, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Shkup, 31 tetor 2021 (MIA) – Nga rreth 60 për qind e vendvotimeve të përpunuara në Qytetin e Shkupit udhëheq kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja me 55,85 për qind. Petre Shilegovi i LSDM-së ka 40,60 për qind të votave, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në komunat e Shkupit, nga numërimi i rreth 60 për qind të vendvotimeve në Çair udhëheq Visar Ganiu me 53,61 për qind, para Bekim Sali i ASH/AAA me 41,16 për qind. Në Qendër udhëheq Goran Geasimovski i LSDM-së me 52,23 për qind para Natasha Kotlarit të VMRO-DPMNE-së me 43,58 për qind, në Karposh udhëheq Stevço Jakimovski me 51,19 i GROM-it para Dushko Veskovskit të LSDM-së me 43,68 për qind dhe në Shuto Orizare, Kurto Dudushi nga PLD/RDM me 50,20 për qind para Ferad Asan të LSDM-së me 42,92 për qind. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle