
Shkup, 31 tetor 2021 (MIA) – Rreth 13 për qind e vendvotimeve në Qytetin e Shkupit të përpunuara, në epërsi është kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Danella Arsovska me 59,66 për qind, Petre Shilegov nga LSDM-ja me 37,13 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në komunat e Shkupit, ku zgjidhet kryetari i komunës, nga votat e numëruara në rreth gjashtë për qind të vendvotimeve në Çair në epërsi është Visar Ganiu nga BDI, para Bekim Sali nga ASH/AA, në Qendër në epërsi është Goran Gerasimovski nga LSDM-ja para Natasha Kotllar nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe në Karposh në epërsi është Stevço Jakimovski nga GROM para Dushko Veskovski nga LSDM-ja. sa/