0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Kryqi i Kuq me ndihmë humanitare në disa qytete

Kryqi i Kuq në mëngjesin e sotëm dërgoi ekipe për përgjigje gjatë katastrofave për përkrahje logjistike dhe ndihmë të parë për qytetarët dhe ekipet të cilat shuajnë zjarrin në territorin e komunës Pehçevë, si dhe ndihmë humanitare në disa rajone.

Shkup, 5 gusht 2021 (MIA) – Kryqi i Kuq në mëngjesin e sotëm dërgoi ekipe për përgjigje gjatë katastrofave për përkrahje logjistike dhe ndihmë të parë për qytetarët dhe ekipet të cilat shuajnë zjarrin në territorin e komunës Pehçevë, si dhe ndihmë humanitare në disa rajone.

. Ekipet janë nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit (8 vullnetarë), Organizata komunale e Kryqit të Kuq Shtip (4 vullnetarë), Organizata komunale e Kryqit të Kuq Dellçevë (4 vullnetarë), Organizata komunale e Kryqit të Kuq Koçan (4 vullnetarë) dhe Organizata komunale e Kryqit të Kuq Berovë (4 vullnetarë).

Siç theksohet në statusin në Fejsbuk në organizatës, ndihmë humanitare është dërguar në Berovë/Pehçevë edhe atë  500 pako me ushqim, 500 pako me higjienë, 2592 shishe me ujë prej 0,5L, batanije 400 copë dhe 50 dyshekë, ndërsa në  Kumanovë janë dërguar  100 pako me ushqim, 100 pako me higjienë, 200 batanije, 2592 shishe me ujë prej 0,5L dhe 50 dyshekë.

Shtohet se për nesër është planifikuar shpërndarja e ndihmës humanitare për  Dellçevën me  100 pako me ushqim, 100 pako me higjienë, 2592 shishe me ujë prej 0,5L, batanije 400 copë dhe 50 dyshekë dhe  Koçan –  100 pako me ushqim, 100 pako me higjienë, 2592 shishe me ujë prej 0,5L, batanije 400 copë dhe 50 dyshekë.

Ekipet përbëhen nga tetë vullnetarë nga Kryqi i Kuq të Qytetit të Shkupit dhe nga vullnetarë nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq nga Shtipi, Dellçeva, Koçani dhe Berova. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle