0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Kryetari i Tetovës personalisht do të negociojë për shpronësimin e shtëpive për zgjerimin e bulevardit

Tetovë, 11 janar 2022 (MIA) – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami thotë se personalisht do të angazhohet dhe do të bisedojë me pronarët e shtëpive në qytet që të zgjidhet problemi me shpronësimin që të realizohet vazhdimi i paraparë i bulevardit “Bllagoj Toska”. Në këtë trase punimet kanë filluar në kohën e pushtetit lokal paraprak, para urës në lumin Shkumbin, ndërsa pas kalimit punimet nuk ka vazhduar.

“Janë tri shtëpi që ndodhen në trasenë e paraparë për bulevard dhe për të cilat ka vendime për shpronësim, pronarët nuk janë të kënaqur dhe procedura është përmes gjykatës të zgjidhet. Unë shpresoj se deri në pranverë të zgjidhet, akoma nuk jam ulur personalisht me pronarët të shohim nëse mund të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Sektori i urbanizmit është angazhuar dhe pres të dorëzojnë raport dhe do ta zgjidhim këtë shpejtë. Do të ulem unë personalisht me pronarët dhe shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët. Projekti i cili për momentin duhet të realizohet është segmenti nga spitali deri tel shkolla e mesme e tekstilit”, deklaroi Kasami në konferencën e sotme për shtyp në komunë ku e elaboroi planin për më shumë vendparkime në qytet.

Në gusht 2021 filluan punimet ndërtimore për zgjerimin e bulevardit. Mjetet përveç nga Qeveria, janë siguruar edhe përmes kompanisë TAV, projekt për të cilin Tetova i fitoi 43 milionë denarë. Është paraparë të dëmshpërblehen dhe të rrënohen tetë shtëpi. as/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle