Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Kryetari i Podgoricës me mbështetje për Shilegovin

Shkup, 12 tetor 2021

Shkup, 12 tetor 2021

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov njoftoi se së bashku me kolegun dhe mikun e tij, kryetarin e Podgoricës Ivan Vukoviq, vazhdojnë të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore.

“Kam vizituar Shkupin disa herë në vitet e kaluara dhe jam dëshmitar i këtij transformimi pozitiv në Shkup, i zhvillimit infrastrukturor dhe mund të konfirmoj se Shkupi ka një nga kryetarët e komunave më të mira në këtë pjesë të Evropës, me rezultate të dukshme dhe të matshme”, thotë Ivan Vukoviq.

“Jam shumë i kënaqur që ne pajtohemi bashkërisht se Shkupi po lëviz në drejtimin e duhur dhe se së bashku me Podgoricën këto qytete në të ardhmen mund të jenë një shembull se si të zbatohen politikat e duhura të qytetit”, tha Shilegov.

Me rastin e takimit të përbashkët, ai theksoi se një rajon është i fortë aq sa janë lidhjet dhe vazhdimësia e miqësive midis vendeve që e përbëjnë atë.

____________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre

Butoni Kthehu në krye
Mbylle