0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në fillimin e punëve të kanalizimit atmosferik në Shuto Orizare

Kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush dhe drejtori i TAV-it, Metin Batak sot do të marrin pjesë në fillimin e punëve të kanalizimit atmosferik në këtë komunë me mjete të TAV-it.

Shkup, 26 korrik 2021 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush dhe drejtori i TAV-it, Metin Batak sot do të marrin pjesë në fillimin e punëve të kanalizimit atmosferik në këtë komunë me mjete të TAV-it.

Nga mesi i muajit korrik në konferencën për shtyp u bë e njohur se mbi 90 projekte infrastrukturore në vlerë të përgjithshme prej 49,7 milionë euro do të realizohen me mjete që fillimisht ishin dedikuar në ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip.

Përveç për projekte infrastrukturore në komuna, një pjesë e mjeteve do të destinohen edhe për zgjerimin e kapaciteteve të dy aeroporteve në vend. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle