Lajme nga komunat SQShkup SQ

Krijohen vende të reja parkimi në Komunën e Çairit

Ekipet e punës të Komunës së Çairit në rrugën “Parashiqevi Qiriazi”, janë drejt rrumbullakimit të procesit të punës për krijimin e vend-parkingjeve të reja në sipërfaqe të përgjithshme prej afër 1500 m2.

Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Ekipet e punës të Komunës së Çairit në rrugën “Parashiqevi Qiriazi”, janë drejt rrumbullakimit të procesit të punës për krijimin e vend-parkingjeve të reja në sipërfaqe të përgjithshme prej afër 1500 m2.

Krijimi i vendparkingjeve të reja, të reja në territorin e Komunës së Çairit, thuhet në kumtesë, është një nga punët që po i kushtohet vëmendje e madhe në vazhdimësi.

“Njëra pjesë e këtij vend-parkingu tanimë ka përfunduar dhe po shfrytëzohet nga banorët e lagjeve përreth, ndërsa pjesa tjetër është duke u shtruar me pllaka bekaton. Në drejtim të rritjes së kapaciteteve për vende të reja parkingu, punët janë duke vazhduar edhe në shumë lokacione të tjera të Komunës së Çairit”, thuhet në kumtesën e komunës së Çairit. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle