Evropë SQEvropë.Portal SQKRIZA RUSO-UKRAINASE

Kremlini premtoi se do t’i kthejë zonat ukrainase nga të cilat Rusia u tërhoq

Kremlini premton se sërish do t'i pushtojë rajonet e Ukrainës të cilat së fundmi u  çliruan  në kundërofensivën e shpejtë të Kievit, duke pretenduar se ato “përgjithmonë do t'i përkasin Rusisë”, lajmëroi DPA.

Moskë, 5 tetor 2022 (MIA) – Kremlini premton se sërish do t’i pushtojë rajonet e Ukrainës të cilat së fundmi u  çliruan  në kundërofensivën e shpejtë të Kievit, duke pretenduar se ato “përgjithmonë do t’i përkasin Rusisë”, lajmëroi DPA.

Deklaratën e dha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskovi, duke menduar në rajonet lindore të Ukrainës të cilat Moska i aneksoi – në një veprim  që u vlerësua si i paligjshëm nga shumica e vendeve të tjera – dhe të cilat janë, të paktën pjesërisht, nën kontrollin e trupave ukrainase pas tërheqjeve në fushën e betejës.

“Këtu nuk ka asnjë kontradiktë, shpjegoi Peskovi. Ai tha se edhe pse trupat ruse janë tërhequr nga disa rajone për momentin, ato rajone përfundimisht do t’i marrë sërish. “Ata do të jenë me Rusinë përgjithmonë; ato do të merren sërish”, deklaroi sot Peskovi për gazetarët  sipas agjencive shtetërore ruse të lajmeve.

Duke theksuar pikën e tij, Peskovi vazhdoi: “E përsëris edhe një herë: territore të caktuara do të kthehen dhe do të vazhdojmë me konsultimet me popullatën që do të shprehë dëshirë për të jetuar në Rusi”, lajmëroi agjencia e lajmeve Tass.

Armata ukrainase sot kumtoi sot se ka marrë disa vendbanime në jug të vendit, pasi, gjithashtu  dje ka arritur fitime territoriale në Herson.

Pjesë të Doneckut dhe Luganskut janë kontrolluar nga grupe që pretendojnë se janë lojalë ndaj Rusisë që nga viti 2014. Rusia gjithashtu aneksoi Krimenë në vitin 2014. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle