0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Kovaçevski në Pragë në takime me kryeministrat dhe liderët e Partisë së Socialistëve Evropianë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Pragë të Republikës së Çekisë, mori pjesë në samitin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) së bashku me kryeministrat nga radhët e  partive socialdemokrate, socialiste dhe demokratike. Në takim, ndër të tjera, ka marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe ish-kryeministri i Greqisë dhe presidenti i Syrizës, Aleksis Cipras.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle