0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Kovaçevski – Micotakis: Projektet e përbashkëta strategjike janë të një rëndësie të madhe për pavarësinë afatgjatë energjetike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Pragë zhvilloi takim bilateral me homologun e tij grek, Kirjakos Micotakis. Gjatë bisedës, dy kryeministrat theksuan edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, për të cilin ranë dakord se ka potencial të madh nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Aleksandropoli, si dhe lidhjen e gazit mes dy vendeve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle