0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Kovaçevski: Energjia e re në marrëdhëniet me Sofjen i nxori në tryezë shumë projekte dhe mundësi për bashkëpunim

Energjia dhe dinamika e re në marrëdhëniet me Bullgarinë janë përcaktuar në takimin tonë të parë me delegacionin e Qeverisë bullgare në Shkup dhe në vizitën në Sofje dhe përmes punës së takimeve të para të grupeve të punës, në tryezë u vendosën shumë projekte dhe mundësi për bashkëpunim, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për RTVM.

Shkup, 28 janar 2022 (MIA) – Energjia dhe dinamika e re në marrëdhëniet me Bullgarinë janë përcaktuar në takimin tonë të parë me delegacionin e Qeverisë bullgare në Shkup dhe në vizitën në Sofje dhe përmes punës së takimeve të para të grupeve të punës, në tryezë u vendosën shumë projekte dhe mundësi për bashkëpunim, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për RTVM.

“Në vend të komunikimit që ishte reduktuar në akuza, gjuhë të urrejtjes, në veprimet e propagandistëve, që nuk i ngjajnë marrëdhënieve të të dyja vendeve, kemi dakorduar shumë nisma konkrete në të cilat do të përfshihen odat ekonomike, bashkësia e biznesit që të rritet ekonomi dhe fushat e tjera”, theksoi Kovaçevski.

Duke folur për nismat konkrete, ai e potencoi Korridorin 8, për të cilin theksoi se është i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë por edhe për Shqipërinë, pasi me të lidhen dy detëra – Deti i Zi dhe Jon, dhe u jep mundësi tre shteteve për dalje në portet edhe në Burgas edhe në Durrës, por edhe me lidhjen me vendet e tjera.

“Në këtë mënyrë do të mund të përdoret edhe Korridori 10 dhe të rritet edhe transporti, tregtia dhe qendrat logjistike në këtë territor, veçanërisht në territorin e shtetit tonë, duke e pasur parasysh atë që ne jemi qendra e Korridorit 8”, theksoi Kovaçevski.

Ai potencoi se sipas informacionin që e ka nga Hekurudha, tashmë është duke u punuar në projektin për linjën hekurudhore Shkup – Sofje.

“Financimi për disa akse të caktuara tashmë ka përfunduar nga kreditorët ndërkombëtarë dhe një pjesë e buxhetit shtetëror. Afati për rezultate të dukshme është viti 2027”, theksoi Kovaçevski, duke shtuar se nga perspektiva e sotme mbase ky afat duket i largët, por megjithatë ai është mjaft ambicioz dhe i realizueshëm duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për aks të vështirë.

Lidhur me paralajmërimin e kryeministri bullgar Kirill Petkov para deputetëve të Kuvendit të Bullgarisë se më 4 shkurt përgatitet shënimi i përbashkët i 150-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, Kovaçevski theksoi se shënim të përbashkët ka pasur edhe më parë, ndërsa këtë vit këtë e organizojnë ministritë e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.

“Unë dhe Petkov nuk do të jemi pjesë e shënimit. Unë atë ditë nuk do të jem në vend, pasi kam obligime pune jashtë vendit”, shtoi Kovaçevski. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle