0_Web_Aktuale SQBallkan SQBallkan.portal SQ

Kosovë: Vriten dy nxënës dhe shoferi i autobusit të shkollës në sulmin e armatosur në afërsi të Deçanit

Dy fëmijë të moshës 17 dhe 18 vjeçe si dhe një shofer i autobusit që ka transportuar nxënës janë vrarë sonte në sulmin e armatosur në fshatin Gllogjan të qytetit të Deçanit në perëndim të Kosovës, njofton korrespodenti i MIA-s në Prishtinë.

Prishtinë, 26 nëntor 2021 (MIA) – Dy fëmijë të moshës 17 dhe 18 vjeçe si dhe një shofer i autobusit që ka transportuar nxënës janë vrarë sonte në sulmin e armatosur në fshatin Gllogjan të qytetit të Deçanit në perëndim të Kosovës, njofton korrespodenti i MIA-s në Prishtinë.

Burime zyrtare të policisë rajonale në Pejë nën kompetenca të cilës është territori ku ka ndodhur incidenti kanë deklaruar për media se sipas informatave të para, tani për tani person i panjohur ka hapur zjarr nga një armë automatike mbi autobusin ku në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi, ndërsa dy fëmijët kanë vdekur në afërsi të spitalit të Pejës ku janë transportuar. Edhe një person është plagosur dhe pasi i është ofruar ndihmë mjekësore gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Nga policia rajonale e Pejës përjashtojnë mundësinë nga ndonjë sulm terrorist.

Zëvendëskomandanti i policisë në Pejë, Veton Elshani ka deklaruar për mediat se “mundësia më e madhe është që cak i sulmit të jetë dikush që në momentin është gjendur në vendin e ngjarjes”.

Kryetari i Gllogjanit, fshati ku ndodhi vrasja, Mustafa Selmani ka deklaruar për media se fëmijët që kanë dëshmuar për ngjarjen kanë thënë se ndaj autobusit me kallashnikov ka gjuajtur person i cili ka mbajtur maskë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave ka thënë se “policia me kapacitetet e saja të plota është mobilizuar për zbardhjen e rastit të krimit të rëndë dhe sigurimit të drejtësisë”. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle