0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Konstituohet këshilli i komunës së Pllasnicës

- Përbërja e sapozgjedhur e këshilltarëve në komunën e Pllasnicës, sot e mbajti mbledhjen konstituive me tri pika të rendit të ditës - Formimin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve, Komisioni për Çështje Mandati dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit.

Kërçovë, 4 nëntor 2021 (MIA) – Përbërja e sapozgjedhur e këshilltarëve në komunën e Pllasnicës, sot e mbajti mbledhjen konstituive me tri pika të rendit të ditës – Formimin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve, Komisioni për Çështje Mandati dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit.

Amell Ramevski si propozim i grupit më të madh të këshilltarëve të BDI-së, ishte zgjedhur kryetar i Këshillit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ai për herë të parë është anëtar i Këshillit të komunës Pllasnicë dhe paralajmëroi punë transparente të përbërjes së re të këshilltarëve.

“Së pari të falënderohem për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të komunës Pllasnicë. Përbërja e re e këshilltarëve do të punojë në mënyrë shumë transparente dhe gjatë gjithë kohës do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me popullatën lokale. Në mbledhjet e Këshillit do të mund të marrin pjesë edhe qytetarë dhe të dëgjojnë për çka debatohet në mbledhje. Të gjitha vendimet do të jenë të pranueshme nëse janë në interes të popullatës lokale”, theksoi Rameski.

Përndryshe, përbërja nëntëanëtarëshe e Këshillit të komunës Pllasnicë e përbëjnë pesë këshilltarë të BDI-së, dy këshilltarë të LSDM-së dhe nga një nga PDT dhe PLT.

Rameski është punësuar në kompaninë lokale ndërtimore “Euro-Ançe”. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle