0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

Konferencë: Po bëhen përpjekje për zhvillim të familjeve të specializuara kujdestare, nevojitet personel profesionist dhe ekip shumëprofesional

- Kur bëhet fjalë për familjet kujdestare si forma më e afërt e familjes biologjike, janë të rëndësishme nevojat e fëmijës, vlerësimi i mirë gjatë strehimit në familjen më adekuate, përgatitja e kujdestarëve, si dhe edukimi i tyre. Në sferën e zhvillimit dhe avancimit të shërbimit të kujdestarisë në familje kujdestare, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po bën përpjekje që të zgjerohet rrjeti që të ngritet cilësia e kujdesit në familjet kujdestare ekzistuese dhe të zhvillohen familje të specializuara kujdestare. Parakushte të rëndësishme për ndihmë dhe mbrojtje cilësore dhe të qëndrueshme të fëmijëve dhe të rinjve janë personeli i mjaftueshëm profesional dhe ekipi shumëprofesional.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle