Link i drejtpërdrejtë SQPolitikë SQ

Konferencë për shtyp e deputetit Kastriot Rexhepi (drejtpërdrejtë)

Konferencë për shtyp e deputetit Kastriot Rexhepi, në të cilën deklarohet se çka ka ndodhur me mos paraqitjen e tij në Kuvend, në seancën në të cilën duhej të votohej për besimin e Qeverisë.

Shkup, 15 nëntor 2021 (MIA) – Konferencë për shtyp e deputetit Kastriot Rexhepi, në të cilën deklarohet se çka ka ndodhur me mos paraqitjen e tij në Kuvend, në seancën në të cilën duhej të votohej për besimin e Qeverisë.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, të premten më 12 nëntor përmes një postimi në Fejsbuk, informoi se e ka përjashtuar nga partia Kastriot Rexhepin, pasi ai nuk erdhi në Kuvend kur u parashtrua interpelanca për Qeverinë. Kasami, paraprakisht, informoi edhe se ka denoncuar në polici se “një deputet i Besës është zhdukur” dhe u bëri thirrje autoriteteve që ta gjejnë ku është dhe të sqarojnë pse nuk ishte i qasshëm.

Rexhepi siç kumtoi MPB-ja, ditën e njëjtë, me vetë dëshirë kishte shkuar në stacionin policor, ku është deklaruar se asnjëherë nuk është zhdukur, por vullnetarisht, pa kurrfarë presioni, me familjen e tij kishte shkuar tek një mik për t’u mbrojtur nga publiciteti lidhur me seancën kuvendore.

Kastriot Rexhepi nuk mori pjesë në seancën kuvendor për votimin e besimit të Qeverisë më 11 nëntor. Pas spekulimeve për gjoja zhdukjen dhe rrëmbimin e tij, Rexhepi u deklarua para opinionit përmes profilit të tij të Fejsbuk dhe paralajmëroi se të hënën do të dalë para gazetarëve për t’u deklaruar se çka ka ndodhur.

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/612750586539717/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle