0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Komuna e Tetovës i anuloi të gjitha aktivitetet për shkak të aksidentit në Bullgari

Komuna e Tetovës për shkak të s aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari, njofton se i pezullon të gjitha aktivitetet e saja deri ditën e diel.

Tetovë, 23 nëntor 2021 (MIA) – Komuna e Tetovës për shkak të s aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari, njofton se i pezullon të gjitha aktivitetet e saja deri ditën e diel.

“Së pari ndajmë dhembjen dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e komunikacionit të ndodhur sot në mëngjes në Bullgari, kurse të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Komuna e Tetovës e njofton opinionin e gjerë se për shkak të situatës së rëndë që po mbretëron në Maqedoninë e Veriut për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari, i pezullon të gjitha aktivitetet e saja deri ditën e diel. Poashtu njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se edhe aksioni mbarë qytetar për pastrimin e qytetit, i paralajmëruar për më datë 27 nëntor do të pezullohet për shkaqe të njëjta. Për datën kur do mbahet ky aksion do njoftoheni paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Përmes profileve në rrjetet sociale edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, shprehu ngushëllim për 46 persona që e humbën jetën në aksidentin tragjik duke ju dëshiruar shërim të lënduarve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle