0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQ

Komisioni antikorrupsion konfirmoi se në “Shkallët spanjolle” nuk ka përplasje të interesave

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, në seancën e sotme të 50-të konfirmoi se në lëndën “Shkallët spanjolle” kundër Ilir Hasanit, Goran Filipovit, të parashtruar nga ana e VMRO-DPMNE-së, nuk ekziston përplasje të interesave. Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, gjatë referimit për këtë lëndë, tha se këtë rast e kanë ndarë në dy pjesë (pjesë financiare dhe atë për pronë). Lidhur me pjesën e parë, ajo dekalroi se kanë konfirmuar se nuk ekzistojnë informata, respektivisht se ka konkurrencë dhe se ka pasur ankand elektronik.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle