Magazinë SQ

“Koka-kola” me dizajn të ri

Një prej brendeve më të mëdha "Koka-kola" është duke e bërë ribrendimin më të madh të shisheve dhe kanaqeve deri më tani. Kjo do të thotë se javëve në vijim secila prej shijeve "Koka-kola" në dyqane do të ketë pamje të re.

Los-Anxhelos, 25 janar 2022 (MIA) – Një prej brendeve më të mëdha “Koka-kola” është duke e bërë ribrendimin më të madh të shisheve dhe kanaqeve deri më tani. Kjo do të thotë se javëve në vijim secila prej shijeve “Koka-kola” në dyqane do të ketë pamje të re.

Vetë kompania e prezenton këtë ndryshim si modernizim dhe fushatë të re marketingu. Ngjyrat teke do të përfaqësojnë një shije, ndërsa dizajni me dy ngjyra do të përfaqësojë përzierjet e shijeve. Logot e bardha do të nënkuptojnë që pija ka një shije normale, plot kalori, ndërsa logot e zeza do të nënkuptojnë se produkti është pa sheqer – me më pak kalori.

Ndryshimi i brendit do të prekë tetë produkte të ndryshme nga “Koka-Kola”: “Qershi”, “Vanilje”, “Qershi-vanilje”, “Qershi zero sheqer”, “Vanilje zero sheqer”, “Qershi-vanilje zero sheqer” , “Koka-Kola pa kafeinë” dhe “Koka-Kola pa kafeinë dhe pa sheqer”.

Dizjani i ri tani për tani është paralajmëruar vetëm për tregun amerikan.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle