0_Magazinë.Portal SQ0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

Kiosk i ri digjital për pagesën e faturave të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup

Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup vendosi kiosk digjital për pagesën e shpejtë pa provizion të faturave për shërbimet e ndërmarrjes në Ist Gejt Moll.

Shkup, 24 nëntor 2021 (MIA) – Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup vendosi kiosk digjital për pagesën e shpejtë pa provizion të faturave për shërbimet e ndërmarrjes në Ist Gejt Moll.

Ky është lokacioni i katërt në Shkup, pas atyre në drejtorinë e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, Sektori për kujdesin ndaj konsumatorëve të NP “Higjienës Komunale” – Shkup dhe në QTQ në përdhesë.

Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup informojnë se shërbimet elektronike dhe të gjitha informacionet shtesë me interes të konsumatorëve janë në dispozicion në www.vodovod-skopje.com.mk dhe aplikacionin celular në dispozicion për Android dhe iOS.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle