0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

KEMMV: Mediat t’i aftësojnë skemat programore dhe të raportojnë me përgjegjësi për tragjedinë

Pas aksidentit tragjik që herët në mëngjes ndodhi në Bullgari, Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë së Veriut (KEMMV) u bën apel mediave të raportojnë me përgjegjësi të plotë, në bazë të informacioneve të verifikuara dhe burimeve relevante, pa spekulime rreth shkaqeve të fatkeqësisë.

Shkup, 23 nëntor 2021 (MIA) – Pas aksidentit tragjik që herët në mëngjes ndodhi në Bullgari, Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë së Veriut (KEMMV) u bën apel mediave të raportojnë me përgjegjësi të plotë, në bazë të informacioneve të verifikuara dhe burimeve relevante, pa spekulime rreth shkaqeve të fatkeqësisë.

“Duke e parë presionin me të cilin përballen redaktorët, gazetarët dhe punonjësit mediatikë kur raportojnë për ngjarje të tilla tragjike, ju tregojmë për nevojën të bëjnë dallim midis pohimeve dhe fakteve dhe të tregojnë kujdes të madh duke e pasur parasysh atë që në tragjedi kanë pësuar edhe persona minorenë”, qëndron në kumtesën e KEMMV.

Që atje i kujtojnë për nenin 8 të Kodit të gazetarëve, sipas së cilit mënyra e informimit për fatkeqësi duhet të çlirohet nga senzacionalizmat. Më pas mediat duhet të kenë kujdes që të mos i publikojnë emrat dhe fotografitë e viktimave, as, të dhëna prej të cilave në mënyrë indirekte do të mund të zbulohej identiteti i viktimave, para se zyrtarisht ta kumtojnë institucionet kompetente. 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle