0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

KEMM do t’i bëjë të ditur fituesit për raportim inkluziv gjatë Kovid-19

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) sot do t’i bëjë të ditur fituesit e çmimeve për storje më të mirë gazetareske për raportim inkluziv për diversitetet në kohë të Kovid-19.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) sot do t’i bëjë të ditur fituesit e çmimeve për storje më të mirë gazetareske për raportim inkluziv për diversitetet në kohë të Kovid-19.

KEMM do t’i publikojë fituesit e çmimeve në orën 12 në faqen e tij në Fejsbuk: https://www.facebook.com/events/272883537926973.

Këshilli për Etikë në Media, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup, zbatoi konkurs për storje më të mira gazetareske për raportim inkluziv për diversitetet gjatë Kovid-19 të publikuara në periudhën nga 1 maji 2020 deri më 1 maj 2021.

Kriteret për çmimet përfshijnë punë gazetareske autentike dhe analitike me interes më të gjerë publik, e cila i përfshin standardet më të larta etike në gazetari. Konkursi ka qenë i hapur për paraqitje në çfarëdo forme gazetareske apo zhanër (tekst, kronikë, dokumentar, reportazh, intervistë).

“Qëllimi për ndarjen e çmimeve për storje më të mirë lidhur me raportimin për grupet e ndjeshme dhe të margjinalizuara gjatë pandemisë së virusit korona, KEMM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup i organizuan që t’i nxisin gazetarët në promovim të konceptit të barazisë dhe integrimit të grupeve të ndjeshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve përmes përpunimit profesional dhe etik të temave me interes publik”, thekson Këshilli. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle