Ballkan SQBallkan.portal SQKorrespondentë BotëSvet.Slajder SQ

KE: Padia penale kundër Sorecës është fushatë kundër delegacionit në Shqipëri

Komisioni evropian reagoi lidhur me padinë penale që kundër ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luixhi Soreca dje e parashtroi Aleanca për mbrojtjen e Teatrit kombëtar në Prokurorinë special publike (SPAK), lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Tiranë, 13 korrik 2021 (MIA) – Komisioni evropian reagoi lidhur me padinë penale që kundër ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luixhi Soreca dje e parashtroi Aleanca për mbrojtjen e Teatrit kombëtar në Prokurorinë special publike (SPAK), lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Siç transmeton Top Çenëll, zëdhënësi I KE-së, Peter Stano, në deklaratë nga Brukseli, akuzat kundër ambasadorit Soreca I konsideron të pabaza, duke shtuar me atë rast se është “fushatë e kahëzuar kundër delegacionit të BE-së në Shqipëri”.

“Duket sikur ka fushatë të kahëzuar kundër delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe më duhet të them se akuzat janë të pabaza dhe janë dezinformata. Liderët e BE-së kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që e bën në Shqipëri. Soreca po bën punë të mirë në interes ë BE-së, por gjithashtu edhe në interes të shqiptarëve, puna e mirë është gjithashtu në interes të raporteve Shqipëri – KE”, vlerëson zëdhënësi.

Ai shtoi se do të vazhdojnë me mbështetjen e fuqishme për reformat në gjyqësi në këtë vend.

“Ne vazhdojmë fuqimisht t’I mbështesim reformat në gjyqësi në Shqipëri. U bëjmë thirrje faktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë në Shqipëri të vazhdojnë me zbatimin e reformës dhe kontrollit (vetingut) në gjyqyësi, që po I japin rezultatet e para të prekshme dhe nuk mund të ndalen”, deklaroi Stano.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit kombëtar parashtroi padi penale kundër Sorecës dhe prefektit të Tiranës, Erion Veliaj.

Aleanca e akuzon Sorecën për ndikim të paligjshëm ndaj Gjykatës kushtetuese, në dobi të Veliajt lidhur me rastin “Teatri”.

Gjithashtu kërkoi nga shefi I shtetit, Ilir Meta dhe ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka, që euroambasadorin ta shpallin person të padëshiruar. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle