Evropë SQKorrespondentë Botë

KE-ja e prezantoi planin e gjithpërfshirës klimatik, por shoqëria civile është skeptike

Shtatë anëtarë të Komisionit evropian sot pasdite i prezantojnë nismat e fundit të institucionit për t’u arritur qëllimet e projektuara për zbutje të ndryshimeve klimatike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 14 korrik 2021 (MIA) – Shtatë anëtarë të Komisionit evropian sot pasdite i prezantojnë nismat e fundit të institucionit për t’u arritur qëllimet e projektuara për zbutje të ndryshimeve klimatike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Plani i prezantuar sot është gjithpërfshirës në mënyrë sektoriale – nga transporti deri te bujqësia përmes ekonomisë dhe inovacioneve, me qëllim që tërësisht të transformohen ekonomitë evropiane de shoqëria, prandaj edhe aq shumë eurokomisarë e pushtuan skenën e Komisionit evropian sot pasdite.

Konkretisht, plani përmban 13 propozime lidhur me klimën, energjinë, transportin, tatimimin dhe të tjera, me qëllim që të arrihet qëllimi i uljes së gazrave të qelqta për 55 për qind deri në vitin 2030 në krahasim me vitin 1990.

Komisioni i Ursulla fon der Lajenit që gjatë marrjes së funksionit paralajmëroi se politikat klimatike do të jenë në zemër të politikave.

Komisioni evropian thotë se të gjitha propozimet e përmbajtura në plan janë të lidhura me njëra-tjetrën, për shembull harmonizimi i politikave tatimore të vendeve anëtare me ambiciet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane të Komisionit evropian, si dhe ndryshim më të shpejtë të transportit dhe infrastrukturës së transportit.

Një nga pikat më sensitive në propozimet që janë prezantuar sot pasdite janë kufizimi i emetimeve nga automjetet dhe amvisëritë, propozime të cilat janë posaçërisht të kritikuara në vendet nga Evropa jugore por edhe nga Franca, të cilat druajnë nga pasojat joproporcionale ndaj kategorive të ndjeshme të qytetarëve. Sipas burimeve në Bruksel, kundërthënie ka edhe rreth diskutimeve për ndalesë të automjeteve dizel, Komisioni evropian dëshiron që deri në vitin 2035 të zhduken nga rrugët evropiane.

Kritika arritën edhe nga Byroja evropiane për mjedis jetësor, e cila përmes kumtesës sot planin e quajti të padrejtë sepse e lë derën hapur për burimet energjetike të cilat ndotin më së shumti, përderisa qytetarët do të duhet ta paguajnë faturën e ndotësve të mëdhenj.

“Dosja më relevante e politikave të gjelbra për këtë vit jo vetëm që dështoi të japë udhërrëfyes neutral klimatik dhe qëllime specifike sektoriale, por vazhdon ta mbrojë industrinë e BE-së nga pagesa e çmimit të ndotjes”, porositi Byroja evropiane për mjedis jetësor, duke shtuar se plani që Komisioni e konsideron të domosdoshëm për planetin është i padrejtë për shoqërinë.

“Pa dalje nga derivatet fosile, industria do të vazhdojë t’i transferojë shpenzimet për ndërtesat dhe transportin ndaj qytetarëve dhe do të vazhdojë të bëjë përfitime të mëdha”, deklaroi Barbara Mariani, e angazhuar për politikat klimatike në Byronë evropiane për mjedis jetësor.

Komisioni nga ana e vet mbetet në qëndrimin se bëhet fjalë për plan ambicioz klimatik i cili do të sjellë ajër më të pastër dhe mjedis më të pastër jetësor, qytetarë më të shëndetshëm, më shumë vende të punës, teknologji dhe mundësi industriale. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle