0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQPolitikë SQ

KE i LSDM-së sonte do t’i përcaktojë njëzet kandidatët për kryetarë të komunave, paralajmëroi Zaevi

 LSDM-ja sonte në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv do t'i përcaktojë njëzet kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale. Kryetari i  LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaevi sot deklaroi se Këshilli Ekzekutiv i partisë në nivel të shtetit, merr vendime   dhe u rekomandon organizatave komunale për cilin kandidat të prononcohen gjatë marrjes së vendimeve të tyre, ndërsa përfundimtare janë vendimet e konferencave komunale në nivel lokal të cilat i përbëjnë delegatët dhe janë organi më i lartë i organizatave komunale të LSDM-së në nivel lokal.

Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – LSDM-ja sonte në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv do t’i përcaktojë njëzet kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale. Kryetari i  LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaevi sot deklaroi se Këshilli Ekzekutiv i partisë në nivel të shtetit, merr vendime   dhe u rekomandon organizatave komunale për cilin kandidat të prononcohen gjatë marrjes së vendimeve të tyre, ndërsa përfundimtare janë vendimet e konferencave komunale në nivel lokal të cilat i përbëjnë delegatët dhe janë organi më i lartë i organizatave komunale të LSDM-së në nivel lokal.

“Por, ne qëndrimin tonë sonte do ta ndërtojmë për njëzet kryetarë të komunave. Pikërisht sepse procedurat kanë kaluar diku këtu.   Sonte do t’i shqyrtojmë analizat. Nuk mund paraprakisht të them edhe pse disa emra  tashmë edhe dihen sepse janë të padiskutueshëm, janë absolut favoritë, fitues, rreth tyre është ndërtuar unitet jo vetëm i socialdemokratëve, jo vetëm i partnerëve të koalicionit, por edhe i qytetarëve dhe besoj se e kanë merituar nderin të marrin edhe një mandat për kryetar në komunat e tyre, por vendimet sapo të merren do t’i bëjmë të ditur publikisht”, tha Zaevi.

Faza e dytë presin të përfundojë në fillim të gushtit apo në gjysmën e parë të gushtit dhe faza e fundit në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit.

“Në të trija fazat do t’i bëjmë të ditur vendimet sepse ashtu edhe në faza përfundojnë analizat të cilat i bëjmë përmes anketimit, përmes bisedimeve, dhe përmes hulumtimit të brendshëm të partisë”, tha Zaevi.

Ai shtoi se faza e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë ka filluar  më shumë se një muaj më parë.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. ar/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle