0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

KE: Fon der Lajen vjen për ta përsëritur se BE-ja është pranë rajonit

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me liderët e vendit tonë nesër pasdite do të bisedojë për kontestin me Bullgarinë, më shumë detaje për bisedimet do të kumtohen pas takimit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 27 shtator 2021 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me liderët e vendit tonë nesër pasdite do të bisedojë për kontestin me Bullgarinë, më shumë detaje për bisedimet do të kumtohen pas takimit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Nga Komisioni Evropian nuk dëshirojnë të zbulojnë se në ç’drejtim do të jenë bisedimet e nesërme në Shkup dhe as nëse do të ketë mesazhe për Bullgarinë lidhur me procesin e bllokuar të BE-së për Maqedoninë e Veriut.

Tani për tani mesazhin e vetëm që e transmetojnë shërbimet e fon der Lajen është se BE-ja i qëndron afër rajonit.

“Ajo do të takohet me liderët dhe do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale me BE-në dhe çështjet rajonale, perspektivën për negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut është pjesë e diskutimit më të gjerë, qëllimi i kryetares është ta konfirmojë përkushtimin e saj ndaj rajonit dhe perspektivën për negociata për anëtarësimin në BE me këto vende kur koha dhe kushtet do të jenë të mira dhe negociatat do të përfundojnë”, tha Dana Spinant, zëdhënëse e Komisionit Evropian. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle