0_Maqedoni.Portal SQPolitikë SQShoqëri SQ

Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në deklaratë për mediumet do të informojë për ndërrimin e energjensit të shfrytëzuar për ngrohje të kazermave "Strasho Pinxhur"  në Petrovec dhe "Boro Menkov" në Kumanovë  nga mazuti dhe nafta në gaz natyror, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes (MM).

Shkup, 9 korrik 2021 (MIA) – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në deklaratë për mediumet do të informojë për ndërrimin e energjensit të shfrytëzuar për ngrohje të kazermave “Strasho Pinxhur”  në Petrovec dhe “Boro Menkov” në Kumanovë  nga mazuti dhe nafta në gaz natyror, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes (MM).

Me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, potencojnë nga MM, është ndikuar në ruajtjen e mjedisit jetësor duke e marrë parasysh se gazi natyror është energjens më ekologjik, ndërsa njëkohësisht  zvogëlohen mjetet e nevojshme për ngrohje të objekteve në kazermë.

Deklaratës së Shekerinskës do t’i paraprihet takim me personat përgjegjës në Ministrinë dhe me përfaqësuesit e kompanive të cilët janë zgjedhur në furnizim publik për realizimin e ndryshimit të mënyrës së ngrohjes të këtyre kazermave. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle