0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Kasami: Nuk do të lejojmë që mbështetja për Tetovën të kthehet në pazar politik

Kreu i Lëvizjes Besa, njëherësh edhe kandidat i saj për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka realizuar takime me disa shtabe zgjedhore në disa lagje të kësaj komune.

Shkup, 23 tetor 2021 (MIA) – Kreu i Lëvizjes Besa, njëherësh edhe kandidat i saj për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka realizuar takime me disa shtabe zgjedhore në disa lagje të kësaj komune.

Gjatë vizitës, Kasami është njoftuar me situatën në teren duke ua përcjellë edhe njëherë mesazhin se Lëvizja Besa, “nuk do të lejojë që mbështetja për të dhe Besën në Tetovë të kthehet në pazar politik”.

“Kjo duke shtuar se fotografia e zgjedhjeve u paraqitet e qartë që nga rrethi i parë zgjedhor, qytetarët dhanë mesazhin e qartë se ata nuk janë të kënaqur me kryetaren aktuale dhe po kërkojnë ndryshim në Tetovë. Ne kemi qenë dhe jemi në koalicion me qytetarin, e jo me parti politike, pasi fundi i fundit qytetari është sovrani”, ka thënë Kasami.

Siç thuhet në kumtesën e kësaj partie, Trupi votues u dëshmua se është inteligjent dhe këtë e dëshmoi me votë, Lëvizja Besa dhe Bilall Kasami morën 10.400 vota me qasje të drejtpërdrejtë me qytetarët, andaj siç theksojnë, “le të lejojmë që programet zgjedhore të ballafaqohen dhe të vlerësohet ai që qytetari do të vlerësojë se është më i mirë për Tetovën”. fab/

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle