Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Kasami nga Qendra e Tetovës: Do të themelojmë zyrë që do t’i përkrahë bizneset e reja

Sot karavani i Lëvizjes Besa u ndal që të promovojë ofertën e kreut të saj, njëherit edhe kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në zemrën e Tetovës, në vendbanimin Qendër.

Tetovë, 7 tetor 2021 (MIA) – Sot karavani i Lëvizjes Besa u ndal që të promovojë ofertën e kreut të saj, njëherit edhe kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në zemrën e Tetovës, në vendbanimin Qendër.

Në fjalën e tij, kreu i Lëvizjes Besa, Kasami mes tjerash ka thënë se gjatë udhëheqjes së tij do të themelojmë zyrë që do t’i përkrahë bizneset e reja, përkatësisht në kuadër të Qendrës për Zhvillim Ekonomik Lokal do të themelohet zyra për Inkubator biznesi.

“Në Maqedoninë e Veriut të hapësh një biznes është pothuajse e pamundur, e këtë ne e kemi indentifikuar si problem, prandaj një ndër pikat kryesore të ofertës sonë programore ka të bëjë edhe me konceptin e inkubimit apo inkubatorëve ekonomik. Kjo do të thotë që gjithë ata të rinjë, të gjithë ata bisnismenë të cilët kanë një kapital inicues, një kapital fillestar dhe që kanë ndonjë ide të shkëlqyer, do të jenë të përkrahur nga komuna e Tetovës, me mbulimin e gjitha shpenzimeve që kanë të bëjnë me regjisrimin e biznesit, me kontabilitetin dhe me çështje juridike për së paku tre vite. Pra ata do të duhet që të kenë ide, të fillojnë boznesin dhe gjithçka që ka të bëjë me komplikime të ndryshme, probleme gjatë procedurave administrative etj, do të jetë e mbuluar nga zyra e inkubatorit, të cilën do ta themelojë Lëvizja Besa në Komunën e Tetovës. Kjo do të jetë një gjenerator i fuqshëm i fillimit të bizneseve të reja. Ne e dimë se çdo ditë Tetova po shprazet, ne e shohim që çdo ditë na ikin djemt dhe vajzat më të mira që i kemi, profesionistët më të mirë që i kemi, e të cilët këtu nuk arrijnë, por kur shojnë në rrugë të Evropës janë njërëzit më të sukseshëm të cilët ne i kemi dhe ata po i shohim çdo ditë sukseset e tyre. Ne duam që këtë rini, këto të rinjë dhe të reja duam që t’i mbajmë në Tetovë sepse këto do të jenë gjeneratori i zhvillimeve të ardhshme në Komunën e Tetovës.”, ka thënë Kasami.

Kjo zyrë do të jetë e obliguar që në një afat të caktuar kohor të përgatis dokumentacionet e nevojshme për bizneset e reja, të hartojë projekte zhvillimore në bashkëpunim me kompanitë vendore dhe me univeristetin e USHT dhe UEJL. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle