0_Web_Aktuale SQKorrespondentë MaqedoniZgjedhjet Lokale 2021

Kasami: Do të punojmë për funksionim të drejtë dhe efikas të administratës komunale

Kandidati për kryetar komune të komunës së Tetovës nga radhët e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbajti konferencë shtypi  para ndërtesës  së komunës duke u kthyer në atë si do të punojë vetëqeverisja lokale  me udhëheqësinë e tij. Ai potencoi  se do të bëjë  përpjekje  për funksionim të drejtë dhe efikas të administratës komunale.

Tetovë, 27 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar komune të komunës së Tetovës nga radhët e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbajti konferencë shtypi  para ndërtesës  së komunës duke u kthyer në atë si do të punojë vetëqeverisja lokale  me udhëheqësinë e tij. Ai potencoi  se do të bëjë  përpjekje  për funksionim të drejtë dhe efikas të administratës komunale.

“Menaxhimi optimal me resurset njerëzore jo vetëm që e rrit funksionalitetin e komunës, por e rrit edhe efikasitetin e shërbimeve të qytetarëve.  Ekipi im dhe unë jemi të përkushtuar në një menaxhim efikas, ndërmarrje profitabile  në shërbim të qytetarëve. Administrata komunale është reflektim  i qëllimeve dhe politikave zhvillimore.  Menaxhimi i suksesshëm me komunën është i lidhur me cilësinë e administratës komunale. Administrata jofunksionale  është barrierë për investime produktive. Lëvizja Besa do të bëjë reforma të thella në administratë dhe në menaxhimin e ndërmarrjeve komunale, duke i transmetuar vlerat  e BE-së përmes administratës së mirë e cila do të jetë në shërbim  të qytetarëve dhe do të promovojë  mbrojtje të interesit publik, njëkohësisht  duke i respektuar të drejtat dhe interesat e qytetarëve. Vendosja e inovacioneve teknologjike dhe përshtatja e administratës komunale me trendet botërore do të jetë prioritet për Lëvizjen Besa”, deklaroi Kasami.

Punët e parashikuara, sipas Kasamit,  do të realizohet me riorganizimin e administratës komunale.

Sipas tij, do të bëhet kujdes edhe në atë se si do të sillen të punësuarit ndaj punës. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle