0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQPolitikë SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Kandidati për kryetar komune të Dibrës, Duka premtoi vazhdimin e mbështetjes për sektorin civil, sport dhe kulturë

Kandidati për kryetar komune të Dibrës nga radhët e BDI-së, Hekuran Duka, realizoi takim me përfaqësuesit e organizatave civile, klubet sportive dhe aktivistët nga fusha e kulturës.

Dibër, 1 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar komune të Dibrës nga radhët e BDI-së, Hekuran Duka, realizoi takim me përfaqësuesit e organizatave civile, klubet sportive dhe aktivistët nga fusha e kulturës.

Të pranishmit folën për bashkëpunimin e frytshëm midis komunës së Dibrës dhe shoqatave dhe klubeve gjatë dy vjet e gjysmëve, prej kur babai i qytetit është Duka, më pas për mbështetjen e madhe që e kanë marrë për çdo aktivitet të tyrin dhe mirëkuptimin për aktivitetet e tyre.

Siç thanë disa prej tyre nëse nuk do të ishte mbështetja nga pushteti lokal dhe pikërisht kryetari i komunës Duka, karateistët e Dibrës nuk do të mund të shkonin në gara të ndryshme prej ku janë kthyer me suksese të mëdha, nuk do të mbahen festivali “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut” dhe aktivitete të tjera.

“Çdoherë i kemi mbështetur asociacionet dhe aktivitetet tuaja. Nuk kemi refuzuar asnjë kërkesë që na është paraqitur. Për aq sa është e mundur dhe do të thosha më shumë se kaq, ne kemi mbështetur çdo aktivitet që ju vetë keni qenë dëshmitarë. Unë premtoj se ky bashkëpunim në mandatin e ardhshëm do të jetë edhe më i madh dhe më produktiv me edhe më shumë promovim të të gjitha aktiviteteve sportive, kulturore dhe punës së sektorit civil”, premtoi Duka.

Duka së bashku me bartësin e listës së kandidatëve të BDI-së për këshilltarë në Këshillin e komunës, bartës i të cilit është Fuat Spahiu, jurist i diplomuar dhe sportist i njohur, filluan me vizitë tek qytetarët derë në derë për t’i njoftuar me “programin për punën për mandatin e ardhshëm katërvjeçar”.

Duka për dy vjet e gjysëm është kryetar i komunës së Dibrës, pasi e mori besimi8n e dibranëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të organizuara pas vdekjes së kryetarit të atëhershëm të komunës, Ruzhdi Lata. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle