0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Kërçovës, Limani sonte do ta prezantojë programin e tij

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Kërçovës, Fatmir Limani për herë të parë në këto zgjedhje lokale do ta kërkojë përkrahjen nga qytetarët, që të bëhet njeriu i parë i Komunës së Këçovës.

Kërçovë, 15 tetor 2021 (MIA) – Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Kërçovës, Fatmir Limani për herë të parë në këto zgjedhje lokale do ta kërkojë përkrahjen nga qytetarët, që të bëhet njeriu i parë i Komunës së Këçovës.

Ai para disa muajve e ka braktisur BDI-në me qëllim që në këto zgjedhje të bëhet një nga katër kandidatët për kryetarë të komunës së Kërçovës.

Krahas asaj se do ta prezantojë programin e tij, në tubimin e sontëm në sheshin e qytetit në Kërçovë që do të fillojë në ora 19:30, do të promovohet  edhe lista e pavarur e këshilltarëve.

Gjatë viteve të kaluara, Limani ka realizuar shumë takime me qytetarët, i ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe ua prezantoi planet, nëse e zgjedhin për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme.

Në takimin që e realizoi në Odën ekonomike rajonale i theksoi vizionet e veta për zhvillimin e ardhshëm të komunës dhe paralajmëroi punë transparente dhe të ndershme, qasje të rregullt për qytetarët dhe punë pa korrupsion. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle