0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQSektori civil SQShoqëri SQ

Kallëzim penal për uzurpim të patundshmërisë dhe ndërtim pa leje

SPB Shkup - Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike ka paraqitur kallëzim penal kundër H.A (56) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërisë” nga neni 225 par.2. dhe “ndërtim pa leje” nga neni 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton MPB.

Shkup, 18 maj 2022 (MPB) – SPB Shkup – Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike ka paraqitur kallëzim penal kundër H.A (56) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërisë” nga neni 225 par.2. dhe “ndërtim pa leje” nga neni 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton MPB.

Me datë 17.01.2022 në vendin e quajtur “Kopanicë” – Komuna Kadastrale Kopanicë, përfaqësues të Inspektoratit ndërtimor kanë kontrolluar tokën në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë konstatuar se personi i raportuar ka bërë punë ndërtimore me material të fortë pa leje ndërtimi të lëshuar nga komuna e Sarajit. Me veprime të tilla ai ka kryer veprat që i ngarkohen”, kumtuan nga MPB. sn/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle