0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Jehona e zgjedhjeve lokale deri në orën 15:00 31,80 për qind

Deri në orën 15:00, jehona e votuesve në Zgjedhjet lokale është 31,80 për qind nga të dhënat e marra nga 69,86 për qind të vendvotimeve. Në këto vendvotime votuan 403 715 votues, kumtoi kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, i cili vlerësoi se kjo është përqindje solide e daljes së votuesve.

Shkup, 17 tetor 2021 (MIA) – Deri në orën 15:00, jehona e votuesve në Zgjedhjet lokale është 31,80 për qind nga të dhënat e marra nga 69,86 për qind të vendvotimeve. Në këto vendvotime votuan 403 715 votues, kumtoi kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, i cili vlerësoi se kjo është përqindje solide e daljes së votuesve.

Dalje më të madhe deri në orën 15:00 ka në Novaci 59,16 për qind, në Demir Hisar 54,87 për qind, në Llozovë 54,04 për qind, në Vevçan 51,25 për qind, në Karbinci 49,43 për qind, në Kriva Pallankë 49,15 për qind dhe Krushevë 48,48 për qind. Nga komunat më të mëdha, në Gostivar jehona është 23,7 për qind, në Tetovë 26,1 për qind dhe në Kumanovë 28,65 për qind.

Jehonë më të vogël ka në Qendër Zhupë 19,1 për qind, në Shuto Orizarë 19,15 për qind dhe në Likovë 19,99 për qind. ab

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle