0_Web_Aktuale SQBallkan SQBallkan.portal SQ

Jansha: BE-ja nuk do t’i hapë korridoret e migrimit për Afganistanin

Kryeministri slloven, Janez Jansha sot ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të hapë asnjë korridor humanitar ose migrues për Afganistanin si dhe nuk do të lejojë përsëritjen e krizës migruese nga viti 2015.

Lubjanë, 22 gusht 2021 (MIA) – Kryeministri slloven, Janez Jansha sot ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të hapë asnjë korridor humanitar ose migrues për Afganistanin si dhe nuk do të lejojë përsëritjen e krizës migruese nga viti 2015.

Nuk do të lejojmë të përsërisim gabimet strategjike të vitit 2015. Do t’u ndihmojmë vetëm individëve që na kanë ndihmuar gjatë kohës së misionit të NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së që mbrojnë kufijtë tanë të jashtëm”, ka bërë të ditur Jansha në publikimin në Tuiter, transmetuar nga STA.

Në tuitin e dytë, kryeministri slloven thekson se si gratë organizohen dhe luftojnë me talebanët në disa pjesë të Afganistanit, ashtu duhet të luftojnë edhe burrat.

“Nuk është detyrë e BE-së ose Sllovenisë të ndihmojnë dhe të paguajnë të gjithë na planetë që largohen, edhe pse mund të luftojnë për atdheun e tyre”, ka dhënë Jansha.

Përfaqësuesit zyrtar slloven në ditët e kaluara vazhdimisht përsërisin se vetëm ata që kanë punuar për forcat e huaja dhe misionet në Afganistan do të evakuohen dhe do të ndihmohen të zhvendosen, ndërsa të tjerëve do të duhet t’u ndihmojnë shtetet fqinje të Afganistanit. fab/

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle