0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQBiznes SQBiznes.portal SQBiznis.Slajder SQ

Janë paguar 617.6 milionë denarë subvencione për fermerët

Ndaj 11,785 fermerëve që kanë shënuar krerë gjedhësh, dhi dhe qengja u janë paguar 617,6 milionë denarë për subvencione, njoftoi sot Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Shkup, 11 gusht 2021 (MIA) – Ndaj 11,785 fermerëve që kanë shënuar krerë gjedhësh, dhi dhe qengja u janë paguar 617,6 milionë denarë për subvencione, njoftoi sot Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Drejtori i Agjencisë, Nikolla Baçovski ka informuar se janë paguar mjetet për 206 prodhues të duhanit që kanë shlyer borxhet për ujin dhe kullotat. Në llogaritë e prodhuesve të duhanit janë transferuar 11.4 milionë denarë për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar nga rekolta e vitit 2020.

“Në ditët në vijim pritet të paguhen subvencionet për sipërfaqet e mbjella me material farë të certifikuar, ndërsa do të pasojë edhe pagesa edhe e atyre që kanë përmbushur kushtet për marrjen e mbështetjes financiare për masën 2.17 pagesa të drejtpërdrejta për familje të regjistruar bletësh. Gjatë javës së ardhshme vazhdon përpunimi i kërkesës për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar me çka ata që kanë përmbushur kushtet do t’u jepet mbështetje financiare”, ka thënë Baçovski.

Sipas Agjencisë, politika e pagesës joselektive të subvencioneve vazhdon. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle