0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQShoqëri SQ

ISHP: Është rritur numri i rasteve pozitive dhe riinfektimeve me Kovid-19

Në periudhën prej 17 deri më 23 janar të këtij viti janë regjistruar 11.610 raste të reja me Kovid-19 në 35 qytete të vendit, që paraqet rritje prej 4,5 për qind në krahasim me javën e kaluar kur ishin të sëmurë 11.115 persona. Përqindja e pozitivitetit lëvizë prej 23,6 deri 34,4 për qind, apo mesatarisht 29,1 për qind. Janë paraqitur 1.559 riinfektime apo për 25 për qind më shumë, si dhe 97 raste të vdekjes, përkatësisht për 76,4 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, informon Instituti për shëndet publik (ISHP) në raportin e hollësishëm për gjendjen me Kovid-19.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle