0_Web_Aktuale SQEvropë SQEvropë.Portal SQ

Ish-presidenti sllovak Kiska akuzohet për mashtrim tatimor

Prokuroria shtetërore sllovake ka akuzuar ish-presidentin Andrej Kiska për mashtrim tatimor, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë shtetërore për agjencinë e lajmeve TASR.

Bratisllavë, 13 prill 2022 (MIA) – Prokuroria shtetërore sllovake ka akuzuar ish-presidentin Andrej Kiska për mashtrim tatimor, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë shtetërore për agjencinë e lajmeve TASR.

Politikani, kompanisë së tij familjare KTAG, që ka qenë pronarë i një agjencie turistike, ka paraqitur në mënyrë të rrme shpenzime prej 150 mijë euro, thonë nga prokuroria publike.

Këto shpenzime, dyshohet se janë bërë gjatë fushatës të tij presidenciale të vitit 2013 dhe 2014.

Kiska i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke thënë se ato ishin përndjekje të motivuara politikisht.

Ky politikan 59 vjeçar liberal konservator ishte president i Sllovakisë nga viti 2014 deri në vitin 2018. sn/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle