0_Web_Aktuale SQEvropë SQEvropë.Portal SQ

Irlanda heq një numër të madh të kufizimeve të vendosura për shkak të Kovid-19

Irlanda prej sot i heq pothuajse të gjitha kufizimet që janë në fuqi për shkak të Kovid-19, pasi kaloi nëpër një valë me një numër të madh të të infektuarve me variantin omikron, tha ministri i parë Mihol Martini në fjalimin drejtuar kombit. Irlanda javën e kaluar ishte në vendin e dytë sipas numrit të infektuarve me koronavirus në Evropë, por në të njëjtën kohë është mes vendeve evropiane me doza më të larta të vaksinave, duke pasur shumë më pak njerëz të sëmurë seriozisht sesa në valën paraprake.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle